Oprah Winfrey dhuron 12 milionë dollarë në luftën ndaj koronavirusit

Oprah Winfrey dhuron 12 milionë dollarë në…

Fondacioni bamirës i Oprah Winfrey do të dhurojë para për organizata të ndryshme në luftën ndaj COVID-19.

Prezantuesja e njohur këtë herë do dhurojë 12 milionë dollarë përfshirë vendet, Çikago, Baltimore, Nashville, Tenesi, Milwaukee, Kosciusko dhe Mississippi.

Njoftimin e ka bërë ditën e sotme (e mërkurë) duke thënë se ky virus vdekjeprurës nuk ka ikur akoma dhe se do të lë shumë pasoja tek njerëzit.

“Arsyeja për të cilën po flas është sepse njerëzit kanë nevojë për mjete”, ka thënë Oprah në një intervistë për Associated Press.

“Dua të them se ky nuk po ikën. Edhe nëse virusi do të zhdukej, shkatërrimet e lëna pasi njerëzit nuk kanë mundësi të punojnë me muaj të tërë për të marrë pagat, të cilët këtë kohë kanë përdorur edhe kursimet e tyre – ata do kenë nevojë sërish”, vazhdon ajo.

Pasi foli me kryetarin e Bashkisë së Çikagos, Lori Lightfoot dhe udhëheqësit e tjerë, Winfrey vendosi t’i dhuronte pesë milionë dollarë për një shtëpi pleqsh në Çikago, dy milionë për një organizatë që shpërndan ushqim për 10,000 njerëz në Nashville, dhe pjesa tjetër për organizata joqeveritare që ndihmojnë personat që nuk marrin shërbime të mjaftueshme në disa qytete.

Winfrey tha që ajo ishte duke qëndruar në shtëpi që nga 11 marsi, katër ditë pasi përfundoi turneun e saj të nëntë qyteteve ku vizitoi arenat si Barclays Center në Brooklyn dhe Forumin në Inglewood, Kaliforni.

66 vjeçarja edhe në fillim të muajit prill dhuroi dhjetë milionë dollarë për të mbështetur njerëzit dhe qytetet në nevojë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit