Ora më e shtrenjtë në botë, me diamantë të verdhë kushton plot 20 mln $

Ora më e shtrenjtë në botë, me…

Kompania e Jacob & Co. Billionaire Timeless ka krijuar një orë të re, nga më të shtrenjtat në botë vlera e së cilës shkon në 20 milionë dollarë.

Thesari i ri i Jacobs & Co është e mbuluar me gurë të çmuar, ekskluzivisht diamante të verdhë dhe disa diamantë jeshilë anash ekranit.

Blerja e 425 diamantëve zgjati më shumë se 3 vjet, pasi shumë gurë të çmuar ishin refuzuar për shkak të papërsosmërive dhe mungesës së ngjyrës së pastër. Në total, gurët e çmuar të përdorur arritën në 880 karat, që në formën e tyre të prerë arrin në 216,89 karat. 

Nuk është për t’u habitur që kjo orë me vlerë 20 milionë dollarë, që u deshën më shumë se tre vjet për t’u prodhuar është unike.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit