“Ore hape derën më ndihmo se kam pësuar atak paniku”, gazetari tregon ngjarjen në një pallat në Tiranë

“Ore hape derën më ndihmo se kam…

Gazetari Ervin Kurti ka treguar një situatë të pakëndshme që i ka ndodhur një mikes së tij, vetëm para pak javëve, kur vendi ishte i izoluar nga pandemia e koronavirusit.

I ftuar në “Ftesë në 5”, Kurti tha se mikesha ishte në gjendje jo të mirë shëndetësore dhe kur kërkoi ndihmë nga fqinji, ai nuk e hapi derën nga frika e Covid. 

“Se ka ndodhur me një mikeshën time para disa javësh që pati një atak paniku, i ra derës së komshiut në 12 të natës e ai nuk e hapte se kishte frikë nga koronavirusi.

“Ore hape derën më ndihmo se kam atak paniku”, i tha ajo.

“Nuk mundem”.

Këtë gjë ma tha në telefon pas dy ditësh, e aty mendova që duhet të njihen komshinjtë”, tha gazetari.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit