
Që prej fillimit të konflitit midis grupimit Hamas dhe Izraelit në zonat e ndryshme të Palestinës si West Bank, në komunën Khirbet Susiya dhuna ndaj palestinezëve është shtuar nga forcat izraelite. Duke pasur edhe vendosje të trupave izraelite në fshatrat përreth.
Më shumë se 240 sulme të nguluesve izraelitë kundër palestinezëve janë shënuar sipas OCHA që nga 7 tetori. Kombet e Bashkuara regjistrojnë një rritje të ndjeshme të incidenteve me mesatarisht 7 sulme në ditë, në krahasim me 3 para fillimit të konfliktit.
Këto sulme kanë çuar aty që komuna të tëra, sidomos ato në sektorin e quajtur sektori C, që përbën 60% të Jordanit Perëndimor të pushtuar të dëbohen apo të braktisen. Sektori C u krijua në vitin 1995 në kuadër të Marrëveshjes së Oslos dhe duhej t’u jepej hap pas hapi administratës palestineze. Por ende kjo zonë gjendet si më parë nën kontrollin e plotë izraelit të sigurisë dhe atë administrativ.
“Javët e kaluara ishin shumë të vështira, erdhën ngulues izraelitë duke thënë që duhet të braktisim shtëpinë dhe nëse nuk ikim do na vrasin.” – thotë Halima Khalil Abu Eid, nëna e dy vajzave të vogla që jeton në Khirbet Susiya.
Për më shumë se një muaj që prej fillimit të konfliktit midis grupimit Hamas dhe Izraelit shumë palestinezë janë larguar në Gazën jugore dhe në Egjipt, përveç kësaj ka pasur edhe njerëz me shtetësi të ndryshme që janë larguar nga Palestina.