Organizime lojërash fati online dhe plagosje me thikë, procedohen penalisht dy persona në Berat

Organizime lojërash fati online dhe plagosje me…

Shtetasi GJ.Q 35 vjeç është akapur në flagrancë duke organizuar lojëra fati online në lokalin e tij. I janë sekuestruar edhe dy aparate celularë.

Ndërsa është arrestuar edhe një 34 vjeçar me inicialet E.M, pasi ka goditur me mjete prerëse 20 vjeçarin me iniciale M.H duke i shkaktuar dëmtime të lehta në këmbë.

Njoftimi i Plotë

DVP Berat

Organizonte lojëra fati nëpërmjet celularit, procedohet penalisht pronari i lokalit.

Nga specialistët e Seksionit për Krimet u procedua penalisht shtetasi Gj. Q., 26 vjeç, banues në Urë Vajgurore, Berat, pasi është kapur në ambientet e lokalit të tij, duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit online, nëpërmjet celularit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy aparate celular.

Po nga specialistët e Seksionit për Krimet u procedua penalisht shtetasi E. M., 34 vjeç, banues në lagjen “Donika Kastrioti”, Berat, pasi në lagjen “Donika Kastrioti”, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjete prerëse, duke i shkaktuar dëmtime të lehta në këmbë, shtetasin M. H., 20 vjeç, banues në lagjen “Donika Kastrioti”, Berat.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit