Organizimi i mbledhjes për shkarkimin e saj/ Ademi u dërgon letër ambasadorëve

Organizimi i mbledhjes për shkarkimin e saj/…

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Vlotana Ademi, ka reaguar pas kërkesës të bërë nga Pjerin Ndreu ku pritet të organizohet një mbledhje nga asambleja e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë. Mbledhja do të ketë në fokus kryesor shkarkimin e Voltana Ademit nga pozicioni i kreu të SHBSH.

Kryebashkiakja e Shkodrës, ka dërguar një letër drejt ambasadorëve të huaj në vendin tonë, të cilëve u ka kërkuar që të ndërhyjnë në këtë situatë, duke e deklaruar si një veprim në kundërshtim me ligjin, pasi po ndërmerret vetëm disa ditë para se të mbahet seanca e Gjykatës Kushtetuese për shqyrtimin e legjitimitetit të zgjedhjeve të 30 qershorit të vitit 2019.

“Në email jepen udhëzime për shkarkimin tim nga kreu i SHBSH, para datës 23 qershor 2021. Ky vendim për të më shkarkuar vjen përpara seancës që do të mbahet në Gjykatën Kushtetuese për gjykimin e legjitimitetit të zgjedhejve të 2019. Po tentohet të merret nën kontroll Shoqata e Bashkive të Shqipërisë”- shprehet Ademi.

Më herët për këtë çështje ka reaguar edhe ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani i cili ka zbuluar nenin që sipas tij nuk e ndalon shqyrtimin për legjitimitetin e zgjedhjeve të 2019. Pasi edhe nëse tërhiqet padia që Shoqata e bashkive Shkodër me në krye Voltana Ademin, ka dorëzuar, përsëri e ka në dorë Gjykata Kushtetuese, sepse hetimi për një çështje të tillë vijon, duke qenë se është në interesin publik.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit