Organizoi ceremoninë mortore ku morën pjesë 70 veta, 2 të prekur nga Covid-19

Organizoi ceremoninë mortore ku morën pjesë 70…

Rikthehen rastet e reja të të prekurve nga koronavirusi në qytetin e Elbasanit. Ministria e Shëndetësisë raportoi dy raste të reja dhe se për këtë mësohet dy rastet e reja i përkasin këtij qarku, ku për disa ditë nuk kishte raportime të infektimit të banorëve me Covid-19. Dy raste të reja me Covid-19 janë regjistruar në orët e vona të së dielës në Elbasan. I infektuar është një 50-vjeçar që punonte në një kompani ndërtimi në Tiranë. Ndërsa personi tjetër i infektuar është një 84-vjeçare nga fshati Mengel.

Rastet janë të veçuara dhe nuk dihet ende se ku mund të jenë infektuar këto dy persona.

Sipas ABC NEWs, 50 -vjeçari, javën e kaluar ka patur një ceremoni mortore në familjen e tij, të vëllait të tij, ku nuk janë zbatuar masat e distancimit social dhe ka patur rreth 70 persona të pranishëm.

Këtë fakt e kanë konfirmuar banorë të fshatit ku banon edhe 50-vjeçari. Sa i përket 84 vjeçarit, hetimi epidemiologjik është duke ndjekur pistën se ai mund të jetë infektuar nga dy nipat e tij, të cilët më parë kanë marrë trajtim në pediatrinë e Elbasanit.

Kjo pistë është duke u ndjekur pasi 84-vjecari nuk ka dalë nga shtëpia, dhe të vetmit kontakt që ka patur kanë qenë djali, nusja dhe nipat e tij, të cilët pas rezultateve të tamponëve të parë kanë rezultuar negativ.

Në qytetin e Elbasanit rezultojnë të infektuar aktualisht vetëm dy persona, ndërsa 16 të tjerë janë shëruar nga COVID-19

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit