Organizoi dasmë duke mos ruajtur distancimin fizik, gjobë ndaj 39-vjeçarit

Organizoi dasmë duke mos ruajtur distancimin fizik,…

Një 39-vjeçar, banues në Sukth, është procdeuar penalisht, pasi u konstatua nga Policia se kishte organizuar dasmë në lokalin e tij, duke mos respektuar distancimin fizik ndërmjet personave.

Gjithashtu si pasojë e volumit të lartë të muzikës, kishte prishur rendin dhe qetësinë publike. Ndaj tij është vendosur edhe një gjobë prej 1.000.000 lekësh.

Njoftimi i Policisë:

Durrës
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve për zbatimin e protokolleve të sigurisë nga subjektet e ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, proceduan penalisht shtetasin:

E.K., 39 vjeç, banues në Sukth, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë se në lokalin në pronësi të tij kishte organizuar dasmë, duke mos respektuar distancimin fizik ndërmjet personave, si dhe kishte prishur rendin dhe qetësinë publike me zhurmat e krijuara nga volumi i lartë i muzikës.

Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar pajisjet që përdoreshin për të bërë muzikë në ambientin e këtij lokali.

Ndërsa ISHSH-ja vendosi masë administrative 1.000.000 lekë, për këtë subjekt./GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit