Organizoi dasmë duke mosrespektuar rregullat anti-Covid, gjobitet pronari i lokalit në Durrës

Organizoi dasmë duke mosrespektuar rregullat anti-Covid, gjobitet…

Pronari i një lokali në Sukth, i identifikuar me inicialet P.M., është gjobitur me 1.000.000 lekë, pasi kishte organizuar dasmë duke mos respektuar distancën e sigurisë midis personave.

Duke qenë se rreziku nga Covid-19 është ende prezent, dasmat lejohen vetem me një numër të kufizuar të ftuarish dhe nën masa të rrepta sigurie, duke respektuar distancën fizike.

Gjithashtu 4 persona janë proceduar penalisht për zaptim të sipërfaqjes së tokës publike me  shezlongë.

Janë proceduar penalisht:

A.Sh., 42 vjeç dhe E. V., 27 vjeç, banues në Shijak dhe Tiranë, pronar dhe administrator të një subjekti në Gjirin e Lalëzit, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë u konstatua se në një sipërfaqe në plazh publik, kishin vendosur shezlongë, pa lejen e organeve kompetente.

Zh.I., 46 vjeçe, banuese në fshatin Rrotull, Durrës, pronare e një subjekti në Gjirin e Lalëzit, pasi gjatë kontrollit të ushtruar u konstatua se në një sipërfaqe në plazh publik kishte vendosur shezlongë, pa lejen e organeve kompetente.

D.K., 27 vjeç, banues në fshatin Armath, Durrës, administrator i një subjekti në Gjirin e Lalëzit, pasi gjatë kontrollit të ushtruar u konstatua se në një sipërfaqe në plazh publik kishte vendosur shezlongë, pa lejen e organeve kompetente.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit