Organizonte lojëra fati, arrestohet punonjësi i Gardës, vëllai i ish-deputetes socialiste

Organizonte lojëra fati, arrestohet punonjësi i Gardës,…

Ylard Lala, punonjës i Gardës së Republikës, është arrestuar në flagrancë duke organizuar lojëra fati.

Arrestimi i 24-vjeçarit, i cili është djali i biznesmenit Ymer (Korab) Lala dhe vëllai i ish-deputetes socialiste, Reme Lala, ka ndodhur ditën e djeshme në lokalin e tij në rrugën “Andon Zako Çajupi”.

Punonjësi i Gardës akuzohet për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, parashikuar nga nenet 197 dhe 197 të Kodit Penal;

Bashkë me të në pranga kanë rënë edhe shtrtasit: E. F., 43 vjeç, N. P., 49 vjeç, F. R., 58 vjeç, R. N., 32 vjeç, A. T., 25 vjeç, M. N., 46 vjeç, H. B., 23 vjeç, R. K., 26 vjeç, E. V., 38 vjeçe, dhe C. M., 56 vjeç, të akuzuar për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, parashikuar nga neni 197 i Kodit Penal.

Gjithashtu, u proceduan penalisht shtetasit E. N., 18 vjeç, F. P., 39 vjeç, K. N., 36 vjeç, K. P., 21 vjeç, A. Sh., 34 vjeçe, D. Gj., 33 vjeç, dhe H. D., 35 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 tavolinë pokeri dhe çipsa, aparate celulare, dhe shuma të ndryshme parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit