Ori Nebiaj pranon mandatin e deputetes së PD: Privilegji më i madh i jetës time

Ori Nebiaj pranon mandatin e deputetes së…

Oriela Nebiaj nëpërmjer një postimi në Facebook, shkruan se ka pranuar mandatin e deputetes së PD.

Pas largimit të Grida Dumës, emri i moderatores ishte më i lakuari në mediat sociale. Ka qenë vetë prezantuesja që e ka konfirmuar këtë lajm dhe se ka pranuar mandatin duke firmosur dokumetin përkatës.

Në postim, Ori shkruan se gjithçka është gati dhe pritet ta dorëzojë nesër në KQZ.

“Do të jetë privilegji më i madh i jetës time, të përfaqsoj njerëzit që më besuan dhe votuan për të qenë në Parlamentin e Shqipërisë  @kqzshqiperi Formulari gati për tu dorëzuar nesër!”- shkruan Ori në facebook.

Moderatorja tashmë nuk do jetë më prezantuese në emisionin që kishte marrë përsipër.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit