Orteku i fuqishëm në Austri përfshin pistën e skive, shpëtohen 6 persona

Orteku i fuqishëm në Austri përfshin pistën…

Një ortek i madh goditi mëngjesin e sotëm malin Stubai në Austri, përfshirë pistat e skive dhe duke shkaktuar një mision të menjëhershëm shpëtimi.

Sipas policisë, orteku dyshohet të jetë shkaktuar nga disa skiatorë jashtë pistave, përpara se të përfshiheshin nga sasia e madhe e borës. Falë ndërhyrjes së shpejtë të ekipit të shpëtimit, gjashtë persona u nxorrën gjallë, të mbuluar vetëm pjesërisht nga bora.

orstek Austri, Stubai, mal Stubai, pistë skish, skiatorë, borë e madhe, shpëtim skiatorë, ekipet shpëtimit malor, helikopter mjekësor, helikopter policie, qentë trajnues, ushtarë gjermanë, ekipe shpëtimi polake, mision emergjent, kushtet shëndetësore, dëmtime skiatorë, terren i paqëndrueshëm, aksident malor, emergjencë borë

Gjëndja shëndetësore e të shpëtuarve po vlerësohet ende, ndërsa disa prej tyre kanë marrë dëmtime të lehta. Operacioni i shpëtimit u konsiderua emergjent dhe përfshiu ekipe të shumta në terren.

Të paktën dy helikopterë mjekësorë u dërguan menjëherë për të transportuar të lënduarit, ndërsa një helikopter policie monitoroi zonën dhe udhëzoi ekipet në terren.

Ekipet e shpëtimit malor nga Neustift im Stubai dhe Solden përdorën pajisje speciale dhe qentë trajnues për të gjetur të mbijetuarit. Ata u asistuan gjithashtu nga ushtarë gjermanë dhe ekipe shpëtimi polake për të kontrolluar terrenin e gjerë dhe të paqëndrueshëm.

Situata mbetet kritike, ndërsa ekipet vazhdojnë kërkimet për çdo person që mund të ketë mbetur nën borë.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit