Orteku i merr jetën një gruaje në Brezovicë

Orteku i merr jetën një gruaje në…

Një grua dyshohet të ketë humbur jetën pasditen e kësaj të marte në qendrën e skive në Brezovicë, si pasojë e një orteku dëbore.

Sipas mediave në Kosovë, bëhet fjalë për një shtetase të huaj rreth 57-vjeçe identiteti i të cilës ende nuk bëhet i ditur. Ngjarja është raportuar rreth orës 15:35, dhe vendi i ngjarjes është ‘Foleja e Shqiponjës’.

Zëdhënësi i Policisë për për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli ka raportuar se “Më datë 13.02.2024, rreth orës 15:35, kemi marrë një informacion se një person dyshohet se ka mbetur i vdekur gjatë skijimit në Qendrën e Skijimit në Brezovicë, në vendin e quajtur ‘Foleja e Shqiponjës’. Dyshohet se shkak i këtij incidenti ka qenë rrëshqitja e një orteku të bores”.

Ekipet e kërkim shpëtimit ndodhen përsëri në vendin e ngjarjes dhe po vijojnë punën për gjetjen e gruas të humbur.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit