"Ose ne, ose ju!" Banorët e Hotolishtit protestë për rrugën që ndan fshatin

“Ose ne, ose ju!” Banorët e Hotolishtit…

Banorët e fshatit Hotolisht në Librazhd protestuan sot kundër projektit të aksit “Elbasan-Qafë Thanë”, që parashikon shembjen e dhjetëra banesave në fshat. Ata bllokuan rrugën nacionale Prrenjas–Elbasan, duke kërkuar transparencë dhe zgjidhje alternative për të shmangur shkatërrimin e shtëpive të tyre.

Protestuesit theksuan se nuk janë kundër ndërtimit të rrugës, por kundërshtojnë kalimin e saj përmes fshatit dhe kërkojnë ndërtimin e një tuneli që do të shpëtonte komunitetin. Ata shkuan në protestë duke mbajtur një arkivol në shenjë simbolike, teksa në pankarta shkruanin: Jemi gati të përgjigjemi! Ose ne, ose ju!

Gjatë protestës nuk munguan as përplasjet me policinë, ku protestuesit mes tyre gra dhe fëmijë, u panë duke u shtyrë me efektivët.

Sipas banorëve, projekti aktual do të fshijë nga harta 30 shtëpi dhe një fshat të tërë, ndërsa shteti injoron alternativat dhe zërin e qytetarëve.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit