Një situatë shqetësuese denoncohet në fshatin Bërxullë, vetëm rreth 12 km larg Tiranës, ku banorët raportojnë se prej muajsh përballen me ndërprerje të vazhdueshme të energjisë elektrike, ndërsa askush nuk po merr masa për të zgjidhur problemin.
Në redaksinë e JOQ Albania ka mbërritur një video ku shihen besimtarët duke falur namazin në errësirë të plotë, në xhaminë e fshatit, për shkak të mungesës së energjisë elektrike. Një pamje që tregon kushtet me të cilat po përballen banorët e një zone fare pranë kryeqytetit.
Denoncuesi shprehet se ndërprerjet janë të shpeshta dhe se vetëm ditën e sotme, në momentin e raportimit, fshati kishte mbetur prej rreth tre orësh pa energji. Sipas tij, problemi përsëritet prej afro dy muajsh, si në verë, ashtu edhe në dimër.
Ai thotë se linja elektrike nuk është rikonstruktuar prej rreth 30 vitesh dhe se, sa herë kërkojnë zgjidhje pranë nënstacionit të Valiasit, përgjigjja që marrin është se rrjeti është i dobët dhe nuk mund të bëhet asgjë.
Situata bëhet edhe më alarmante për familjet që kanë persona të cilët përdorin pajisje oksigjeni në banesë dhe që varen drejtpërdrejt nga furnizimi me energji elektrike.
Banori ngre shqetësimin se zona është e rrethuar nga linja të tensionit 20 kV, por sipas tij, askush nuk ndërhyn për të përmirësuar furnizimin dhe për të zgjidhur problemin e përsëritur.
Si është e mundur që në vitin 2026, një fshat vetëm 12 kilometra nga Tirana të përballet me ndërprerje të tilla, deri në atë pikë sa besimtarët të detyrohen të falen në errësirë, si të ishte Mesjetë?
Çfarë po bën OSHEE për këtë zonë dhe kur do të ndërhyhet për të zgjidhur përfundimisht problemin? Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, duhet të kërkojë përgjigje për këtë situatë dhe t’u japë banorëve një zgjidhje konkrete.
<iframe width=”337″ height=”599″ src=”https://www.youtube.com/embed/4hdwH8f0u3o” title=”OSHEE lë pa drita Bërxullën, besimtarët falin namazin si në Mesjetë” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share” referrerpolicy=”strict-origin-when-cross-origin” allowfullscreen></iframe>