OSHEE/ Lokali në Gjirokastër kishte tre muaj i mbyllur, fatura i shkon 200 mijë lekë

OSHEE/ Lokali në Gjirokastër kishte tre muaj…

Një lokal në qytetin e Gjirokastrës, edhe pse ka qendruar i mbyllur për më shumë se tre muaj, me urdhër të Ministrisë së Shëndetësisë, po përballet me një faturë të majme të energjisë elektrike, edhe pse brenda biznesit nuk është ndezur asnjë llamp.

Siç shihet dhe në foton e mëposhtme është fatura që ai ka paguar për tre muaj që ka qendruar i mbyllur, totali i faturimit shkon mbi 200 mijë lekë të vjetra, një shifër kjo e papërballueshme për pronarin, i cili shprehet jashtë kamerave, se xhiroja ditore nuk shkon më shumë se 20 mijë lekë të vjetra.

I gjendur në një situatë të tillë, ku biznesin e mban veç për të nxjerrë ushqimin, pronari shprehet i pashpresë, edhe pse e ka ankimuar vendimin në zyrat e OSHEE-së, e cila duket të jetë kthyer në institucionin më gllabërues të parave të shqiptarëve.

Në shumë prej mbifaturimeve u përdor argumenti se sahatet nuk mund të lexoheshin, gjë që bie ndesh me ligjin, dhe nuk janë sqaruar qytetarët sesi do të sheshohen këro shifra shumë më të larta se vlera reale e konsumit./Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit