OSHEE nis liberalizimin, 7 mijë biznese do të dalin në treg të lirë, do të blejnë energjinë me çmim tregu

OSHEE nis liberalizimin, 7 mijë biznese do…

OSHEE do të nxjerrë në treg 7 mijë biznese të cilat do ta sigurojnë energjinë me çmimet e tregut, kjo nënkupton se bizneset do ta paguajnë me 25 lekë një kah. Ky proces është i njohur si liberalizimi i tregut të energjisë. Procesi do të nisë në janar të vitit 2022.

Kjo është faza e dytë e liberalizimit, ndërsa faza e parë ka ndodhur nw 2018 me daljen e mbi 90 kompanive të lidhura në tension 35 klilovolt, një proces që u shoqërua me problematika për shkak të mungesës së eksperiencës nga ana e kompanive për të siguruar energji të vetëm në treg.

Kjo bëri që periudha e tranzicionit të bëhej nga dy muaj në dy vjet. Gjatë kësaj kohe kompanitë furnizoheshin për të paktën dy vite nga Furnizuesi i Mundësisë së Fundit(FMF pjesë e OSHEE), me çmime tregu

Ky proces ka anët e tij pozitive dhe ato negative. Në vite të mira hidrike apo kur prodhimi i energjisë është i lartë, çmimi me të cilën sigurohen kontratat në treg të lirë mund të jenë më të mira sesa në tregun e rregulluar. Por në momentet kur prodhimi i energjisë është i ulët dhe vitet hidrike nuk janë të favorshëm çmimet pësojnë rritje të dukshme.

Problematika me çmimet mbetet shqetësues për këtë kategori duke qenë se jemi në kushtet e një krize dhe ku çmimet në bursa nuk pritet që të ulen të paktën deri në mes të vitit 2022. Por edhe gjatë kësaj periudhe ulja do të jetë modeste duke zbritur nga mbi 200-250 euro/Mwh që jemi aktualisht në 150 euro/Mwh.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit