Osmani: BE mund të nisë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut më 14 dhjetor

Osmani: BE mund të nisë negociatat me…

Be pritet të mbajë Konferencën e Parë me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Këtë e ka deklaruar Bujar Osmani, ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, i cili thotë se kjo do të realizohet sapo të hiqt vetoja bullgare ndaj Shkupit. Osmani tha në një intervistë televizive se shpreson që vetoja bullgare të hiqet më 14 dhjetor.

Bujar Osmani:

Gjithçka është gati në Bruksel. Do t’ju them një detaj, atje është gati, nëse në datën 14 jepet një “leje” nga Bullgaria, pasdite është gati konferenca e parë ndërqeveritare. Ka përgatitje logjistike për mirëmbajtjen e takimit ndërqeveritar.

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut deklaroi se nëse do të merret një vendim i tillë nga Sofja, mund të ketë mundësi të thirret një takim i jashtëzakonshëm online i BE-së.

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani:

Ne nuk jemi të lidhur me datën aq shumë sa me nevojën që Bullgaria të tërheqë veton e saj, dhe për këtë duhet të ketë një periudhë bisedimesh për të kapërcyer çështjet e parashikuara në paketën prej pesë pikash.” Pra, tani gjithçka është reduktuar në parashikueshmëri në Republikën e Bullgarisë. Nga e hëna do të kemi president të zgjedhur, do të kemi kuvend… Dëgjoj se do të konstituohet më datën 24, pra do të kemi dy institucione që do të kenë mandat të plotë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit