Osmani: Shqipëria shpeshherë i ka kthyer shpinën Kosovës

Osmani: Shqipëria shpeshherë i ka kthyer shpinën…

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare z. Kreshnik Osmani ka folur në emisionin “Intervista e ditës” në TVA NEWS, mbi marrëdhënien mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Ai me keqardhje është shprehur se Shqipëria e anashkalon Kosovën shpeshherë edhe me arrogancë.

“Më vjen keq ta them që Kosova nuk e ka mbështetjen që duhej të kishte nga Shqipëri.

Raportet e Ramës dhe Kurtit kanë kaluar në  çështje personale. Kjo mbivendosje e raporteve personale mbi interesat shtetërore  e ka dëmtuar bashkëpunimin  mes Kosovës dhe Shqipërisë.  Ndaj ka qënë e tërhequr dhe ka luajtur agresivisht, ka flirtuar hapur me Vuçiçin dhe Serbinë. Për fat të mirë plani i  “Open Balkan” u zhbë! Tirana duhet t’i ketë sytë nga Prishtina dhe Prishtina duhet të kalojë çdo ambicje personale të çdo lideri politik për të parë interesin e çështjes kombëtare.

Edi Rama duhet të kuptojë se Vuçiç e ka humbur lojën, është i tronditur dhe një ditë do ta pranojë pavarësinë e Kosovës. Loja me Beogradin është e humbur ndaj duhen kthyer sytë nga interesat kombëtare.”

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit