OSSH: Kur të dhënat e matësit të energjisë mungojnë, faturimi të bëhet me vlerë referuese

OSSH: Kur të dhënat e matësit të…

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, pjesë e OSHEE Group ka dorëzuar një kërkesë pranë Entit Rregullator të Energjisë. Në këtë kërkesë kërkohet që faturimi të të bëhet në bazë të vlerave referuese dhe kjo në rastet kur të dhënat e matësit të energjisë nuk janë të disponueshme për shkak të dëmtimit apo kushteve teknike, Sipas Monitor shkresa nënvizon se ndryshimi në rregulloren përkatëse duhet të reflektojë edhe faktin që matja me këtë vlerë referuese nuk mund të zgjasë më shumë se tre muaj. Kjo lë të nënkuptuar se çështja e vendosjes së matësit ri apo kolaudimit të tij atij ekzistues duhet të zgjidhet brenda këtij harku kohor.

Në shkresën e firmosur nga kreu i OSSh Petraq Lika thuhet se kompania “kërkon ndryshimin e Vendimit Nr.181/2016 “Per disa ndryshime në vendimin Nr.104 datë 23.06.2016 te Bordit te ERE,, “Mbi përcaktimin e metodologjisë së vlerave referuese në rast se të dhënat e matjes janë përkohësisht të padisponueshme dhe të paarritshme si dhe mbi shfuqizimin e vendimeve te ERE Nr.49.date 21.10.2004, dhe Nr. 146, datë 24.12.2013, pika 2, germa a, si më poshtë:

“Ne rastet kur Operatori i Sistemit konstaton se te dhënat e matjes janë përkohësisht te padisponueshme ose te paarritshme për një periudhe me të gjatë: se një muaj (matësi është i dëmtuar, matësi është jashtë kushtit teknik apo mungon aksesi në të dhënat e matjes), konsumi i energjisë elektrike do të postohet me vlerë referuese.

Kjo vlere do te përllogaritet bazuar në të njëjtin konsum të muajit respektiv të një viti të mëparshëm dhe/ose me konsumin mesatar vjetor. Periudha e faturimit sipas këtyre vlerave referuese nuk mund të zgjasë më shumë se tre muaj” thuhet në shkresën e OSSH bërë publike nga Enti.

Sipas procedurës ndryshimet që janë propozuar në vendimin “Mbi përcaktimin e metodologjisë së vlerave referuese në rast se të dhënat e matjes janë përkohësisht të padisponueshme dhe të paarritshme” duhet të kalojë në fazë konsultimi dhe më pas miratimi ose refuzimi nga Bordi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit