‘Ouh, Çarli më kafshoi gishtin!’ – Videoja e famshme tani do të hidhet në ankand

‘Ouh, Çarli më kafshoi gishtin!’ – Videoja…

“Ouh, Çarli më kafshoi! Kjo të dhemb me të vërtetë, Çarli!”

Nëse keni hyrë në në internet në vitin 2007, ka të ngjarë të jeni një nga 880 milionë njerëzit që e kanë parë videon ikonike të Çarlit 1 vjeç, që kafshon gishtin e vëllait të tij Herri 3 vjeç.

Në ditët kur videot virale ishin të pakta, ajo u gdhend në kujtimet e të gjithëve.

Tani, familja Davis-Carr po e heq videon e vet nga YouTube dhe po e hedh në ankand si një NFT, produkt që nuk mund të shkëmbehet lehtë apo të tregtohet.

NFT (Non-fungible token) do të thotë diçka që nuk mund të shkëmbehet lehtë ose të tregtohet. NFT është si një çertifikatë për të thënë që zotëroni diçka dixhitale, në këtë rast – videon “Charlie Bit My Finger”.

NFT nënkuptojnë versionet origjinale të videove virale, memeve ose “cicërimave” që mund të shiten sikur të ishin art.

Videoja u ngarkua në YouTube nga babai i Herrit dhe Çarlit, Hovard, në 2007, sepse ai nuk mund ta dërgonte me email tek kumbarët e tyre në Amerikë.

Uebfaqja familjare thotë se klipi u filmua si “moment i rastit kur djemtë po rriteshin”, dhe se “padashur u bë virale”.

Djemtë, të cilët tani janë 17 dhe 15 vjeç, “së shpejti po hyjnë në moshën e rritur” kështu që është koha e duhur për të “përqafuar përsëritjen tjetër në internet”, shton faqja.

“Ky nuk është fundi i videos së dashur, por përkundrazi një fillim i ri.”

Image

Uebfaqja gjithashtu thotë se personit që vendos ofertën fituese të NFT do t’i jepet shansi të krijojë parodinë e tyre të videos, duke shfaqur Herrin dhe Çarlin.

Ankandi për pronësinë e videos NFT do të fillojë në 22 maj të këtij viti dhe mund të shkojë shumë para.

Për shembull, “Disaster Girl Meme” – një foto e një vajze të vogël duke buzëqeshur me një zjarr në sfond – u shit kohët e fundit si NFT për 473,000 dollarë!

Image
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit