'Overshoot Day'/ Nga sot njerëzimi, në borxh me planetin Tokë

‘Overshoot Day’/ Nga sot njerëzimi, në borxh…

Burimet mbi dhe nën-tokësore të planetit tonë, prej dekadash kanë nisur të jenë në vështirësi, kjo për shkak të shfrytèzimit pa kriter që njeriu u ka bërë atyre.

Pikërisht sot është edhe dita që njihet si “Earth Overshoot Day”.

Nga ky moment njerëzimi është zyrtarisht në borxh me Planetin, përsa i takon burimeve natyrore.

Påndemia e Covid-19 kishte ngadalësuar shfrytëzimin e burimeve biologjike, duke shtyrë “Overshoot day”, si fillim i përcaktuar më 29 korrik për në datën 22 gusht.

Frutat dhe perimet, mishi dhe peshku, uji, druri, pambuku, nga ky moment e deri në fund të vitit, do të konsumojmë më shumë se ajo që ekosistemi është në gjendje të rigjenerojë.

Po ashtu, do të nxjerrim më shumë dyoksid karboni, se sa janë në gjendje të përthithin oqeanet dhe pyjet.

Në krahasim me vitin 2019, ditën e mbishfrytëzimit tokësor, kjo vjen me rreth 3 javë vonesë, falë Covïd-19.

Sipas “Global Footprint Network”, Instituti i kërkimeve ndërkombëtare që mban të dhënat e burimeve natyrore, aktualisht njerëzit përdorin 60% më shumë se sa mund të rinovohet.

Mbyllja e fabrikave, zyrave dhe dyqaneve, së bashku me reduktimin e lëvizjeve për turizëm dhe punë, sollën një ulje të emetimeve të karbonit, që u reduktuan deri në 14,5% .

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit