Pa bukë e pa ujë/ Nën rrënoja për 12 ditë, nxirret i gjallë një 45-vjeçar në Turqi

Pa bukë e pa ujë/ Nën rrënoja…

Në Turqi shpresa për të gjetur nën rrënoja të mbijetuar nuk është shuar për asnjë moment. Ekipet e kërkim-shpëtimit po punojnë pa asnjë ndalesë, duke lëvizur çdo copë betoni të ndërtesave të shembura.

Hakan Yasinoglu, është i shpëtuari i radhës në qytetin e Hatay, raporton Cnn Turk. Ai u gjetë nën rrnoja pas afro 278 orë kërkimesh. Hakani fatmirësisht gëzon shëndet të plotë dhe nuk ishte lënduar fizikisht, teksa është dërguar në spital për mjekim.

Për afro 12 ditë, ai qendroi nën rrënoja pa ushqime, ujë apo veshëmbathje për të qenë ngrohtë. Gjatë momentit të nxjerrjes ai ka qenë i pafuqishëm përshkak të qendrimit të gjatë nën rrënoja. Deri tani mendohet se numri i viktimave nga tërmetet në Turqi dhe Siri kanë shkuar rreth 44 mijë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit