Pa drita çdo ditë, kjo është Lushnja në 2025!

Pa drita çdo ditë, kjo është Lushnja…

Banorët e fshatit Bubullimë në Lushnje raportojnë se janë pa energji elektrike që nga ora 19:00 e mbrëmjes së kaluar.

Sipas tyre, dritat janë rikthyer për vetëm 20 sekonda rreth mesnatës dhe më pas janë fikur sërish, duke lënë të gjithë zonën në errësirë dhe pa furnizim bazë.

“Po të kishte dikush në shtëpi që varet nga oksigjeni, si do të mbijetonte?” – thotë një banor përmes një denoncimi anonim.

Banorët shprehen të indinjuar edhe me faktin se ndërprerjet e energjisë janë kthyer në përditshmëri, veçanërisht gjatë motit me reshje, ku mjafton të lagen telat dhe zona mbetet pa drita.

Ata ironizojnë edhe vizitën e fundit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku në fshat:

“Sa erdhi ajo, u ndërprenë dritat. Fjalime të mëdha, gjeneratorë për show, por realiteti është errësirë totale.”

Banorët i bëjnë thirrje institucioneve që të marrin masa urgjente dhe kërkojnë përgjegjësi për mungesën e investimeve në rrjetin elektrik, që sipas tyre po i lë në errësirë sa herë që bie shi.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje Joqx doja te ndaja me ju qe ne fshatin Bubillime te Lushnjes kemi qe ne 7 te mbremjes së kaluar pa drita. Erdhen thjesht as 20 sekonda naten ne 12 edhe u fiken serish. Nese do ishte dikush me oksigjen ne shtepi a do te mbijetonte dot vall?

Gjithsesi do ishte mire ta ndani edhe kete cfare eshte kjo qeveri qe nuk rregullon as sigurimin e telave elektrik! Erdhi dhe Belinda Balluku dje dhe sa shkeli ajo ne fshatin tone iken dritat vet ndezen gjeneratorat per te folur disa fjale qe sdo i bejn kurr ne veprime, do rregullojm kte do bejm kte asgje spo bejn as dritat nuk i mbajn dot

Sepse s eshte hera e par qe ndodh ne fshatin tim mund te ndodh ne cdo koh e ne cdo moment edhe sikur nje ves shi te bjeri lagen telat dhe ska drita po ksaj radhe kush ishte shkaku apo ne tiran ka drita se eshte kryqytet po disa zona te Myzeqese nuk e di cili fshat eshte tjeter por Bubullima me heqjen e dritave po behet e perditshme!! Dua ta ndani si shqetsim dhe anonim ju lutem

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit