|”PA MASKA”| JOQ Albania zgjerohet në Web TV: Qytetarë shqiptarë, dyert janë të hapura për ju!

|”PA MASKA”| JOQ Albania zgjerohet në Web…

Prej disa vitesh tashmë, JU, qytetarë shqiptarë të çdo cepi të Shqipërisë, keni qenë, jeni dhe do të jeni mbështetja jonë më e madhe. Me materialet, denoncimet dhe raportimet tuaja të dërguara në çdo moment te ditës, keni formuar median e shqiptarëve të ndershëm. Një mbështetje reciproke juaja dhe e jona, një bashkëpunim i frytshëm midis një media dhe qytetarëve të vendit të saj, që sot e në vazhdim ka mundësuar hapjen e një dritareje të re dedikuar shqiptarëve dhe problemeve të tyre të përditshme.

Tashmë median tuaj të preferuar nuk do të mund ta gjeni vetëm në rrjetet sociale, por me fytyrë dhe zë! Para jush sa herë të keni nevojën që t’ju dëgjojnë. JOQ ALBANIA vjen në formatin WEB TV dhe hap dyert për qytetarët shqiptarë.

Denoncime të cilat nuk do ngarkohen më me shprehjen e famshme “Anonim të Lutem”. Shprehje mendimesh dhe diskutime mbi aktualitetin në vend, situatën politike që na rrethon, e shumë të tjera “PA MASKA”, ku protagonistët do të jeni ju.

Jeni të mirëpritur si në biseda në Skype apo edhe fizikisht në studion tonë. Të gjithë qytetarët shqiptarë, të cilët kërkojnë zgjidhje për problemet e tyre… rrëfime historish personale, apo tema të tjera të karaktereve nga më të ndryshmet, me mikpritës regjisorin shqiptar Kastriot Çipi.

Jeni të gjithë të ftuar, pa orar! Pa asnjë dallim krahinor, racor, fetar, ekonomik apo social. JOQ ËSHTË SHTËPIA JUAJ DHE NE JU MIRËPRESIM ME DERËN HAPUR.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit