Pa mbushur 40 ditë, foshnja ndërron jetë nga Covid-19/ Nuk kishte asnjë sëmundje shoqëruese

Pa mbushur 40 ditë, foshnja ndërron jetë…

Një ngjarje tragjike dhe tronditëse është raportuar nga vendi fqinj, ku një foshnje vetëm 37 ditëshe ka ndërruar jetë prej koronavirusit.

Sipas informacioneve, foshnja ishte shtruar prej disa ditësh në spitalin “Aglaia Kyriakou” të Athinës duke luftuar me virusin, por që nuk ia doli, raportojnë mediat greke.

Shqetësues është fakti se sipas mediave greke, foshnja nuk kishte asnjë sëmundje shoqëruese.

Greqia po përballet me valën e tretë të pandemisë, ku për shkak edhe të mutacioneve numri i të prekurve dhe të vdekurve është më i lartë krahasuar me dy valët e para.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit