Pa punë dhe pa marrë pagat, naftëtarët e Ballshit sërish në protestë

Pa punë dhe pa marrë pagat, naftëtarët…

Naftëtarët e uzinës së Ballshit janë ngritur sërish në protesta, duke kërkuar pagat e prapambetura dhe rifillimin e punës. Ata thonë se në 9 muaj kanë marrë vetëm 3 paga minimale prej 26.000 lekësh.

Duam që të rifillojë puna se kemi në kohë të gjatë pa punë. Prandaj kemi dalë në protestë që të përshpejtohen hapat për rinisjen e punës. Ministria ka bërë vetëm mbledhjen e Task-Forcës dhe ka urdhëruar që të vihet në punë uzina, por duke qenë se gjërat janë burokratike, këta nuk kanë ardhur të takohen me punëtorët se kush do të futet në punë.

Ne nuk duam që të paguhet vetëm një pjesë e punëtorëve, por të fillojnë punën të gjithë. Ne kemi marrë 3 paga minimale deri në fund të vitit 2019-ës dhe një pagë lufte në janar, nga ku kemi dalë si të papunë. Ekonomia e familjeve të naftëtarëve është shumë e rëndë. Kanë fëmijët në shkollë. Kemi ndenjur për një periudhë të gjatë pa rroga. Ne do të protestojmë derisa të realizohen kërkesat tona.”

Gjendja e krijuar nga pandemia e ka përkeqësuar situatën e tyre. Naftëtarët thonë se do t’i vazhdojnë protestat derisa të zgjidhet kjo situatë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit