Pa të dashurën me shokun e tij, “plas” sherri me thika mes meshkujve në Berat

Pa të dashurën me shokun e tij,…

Ngjarje e rëndë në Berat. Pas një sherri me thika  dy persona përfunduan me plagë të shumta në spital teksa njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Mësohet se personat e përfshirë në sherr ishin shokë mes njëri-tjetrit. Zënka mes tyre ka nisur për një vajzë, e cila ishte e lidhur me njërin nga djemtë. Ai i cili nisi sherrin i pari ka qënë 45-vjeçari Artur Gjata, pasi ka shfaqur shenja xhelozie kur ka parë shokun e tij Evis Kananin bashkë me të dashurën e vet.

Pasi debatuan me fjalë, sherri midis djemve ka degjeneruar edhe në përdorimin e thikave. Për pasojë të dy kanë përfunduar në spital. Njëri prej tyre, pikërisht 36-vjeçari Kanani ndodhet në gjendje të rëndë shënetësore.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit