Pa tifozë dhe ndeshje në Wembley, plani i Premier League për rifillimin

Pa tifozë dhe ndeshje në Wembley, plani…

Premier League do të rifillojë në muajin maj. Sot, në një video-konferencë, drejtuesit e 20 klubeve të kampionatit anglez kanë vendosur që sezonit 2019/20, të përfundojë me çdo kusht. Si pasojë, drejtuesit e Premier League kanë hartuar një plan.

Sfidat e mbetura të këtij sezoni do të luhen pa tifozë dhe në stadiume neutrale, për të shmangur tubimet e shumta të tifozerive në qytetet përkatëse, sidomos në Liverpul, aty ku po presin me padurim festën e titullit kampion.

Shumica e ndeshjeve do të luhen në mitikun Wembley, duke pasur parasysh se plot 5 ekipe nga 20 të elitës së futbollit anglez, janë londineze (Arsenal, Chelsea, Crystal Palace, Tottenham dhe West Ham). Detaje të tjera nga plani i Premier League, do të zbulohen dita-ditës.

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit