Pa u zbardhur akoma drita/ Shpërthime masive në Kiev, Rusia sulmoi me dronë kamikazë

Pa u zbardhur akoma drita/ Shpërthime masive…

Të paktën tre shpërthime janë dëgjuar në kryeqytetin ukrainas Kiev. Kryebashkiaku Vitalii Klitschko tha se ndërtesat e banimit në zonën qendrore të Shevchenkivskiy ishin dëmtuar, raporton BBC.

Andriy Yermak, kreu i zyrës së Presidentit Zelensky, tha se sulmet ishin nga të ashtuquajturat dron kamikazë.

Këto sulme vijnë një javë pasi kryeqyteti u godit nga disa raketa ruse që lanë të vdekur të paktën 19 persona, transmeton Telegrafi.

Shpërthimet të hënën ndodhën rreth orës 07:00 me orën lokale (04:00 GMT), tha gazetari i BBC-së, Paul Adams i cili ndodhet në qytet.

Edhe deputeti ukrainas Oleksiy Goncharenko përmes një postimi në Twitter, bëri të ditur se Rusia ka sulmuar qendrën e Kievit.

“Tani për tani, Rusia po sulmon qendrën e Kievit me drone iraniane. Filloi një zjarr i madh. Ekipet e shpëtimit janë duke punuar”, ka shkruar Goncharenko.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit