Pabarazi ekonomiko-sociale/ E gjithë paraja është përqëndruar në Tiranë

Pabarazi ekonomiko-sociale/ E gjithë paraja është përqëndruar…

Jo më kot lufta e ethshme politike në zgjedhjet e 14 majit u bë për Tiranën. Kryeqyteti ka një vend të veçantë sa i përket ekonomisë dhe qarkullimit të parave të buxhetit të shtetit. Lejet e ndërtimit, bizneset e shumta, përqendrimi i institucioneve më të rendësishme si dhe investimet në qytetin me 1 milion banorë, ka bërë që thuajse gjysma e ekonomisë së vendit të qarkullojë në Tiranë.

Të dhënat zyrtare nga INSTAT tregojnë se në vitin 2021, të ardhurat nga Prodhimi i Brendshëm Bruto, shënojnë 6,6 miliardë euro ose 44% e ekonomisë shqiptare, të përqendruara në qarkun e Tiranës. Pas Tiranës qarku me kontributin më të lartë në PBB është Fieri, me 10.9% të totalit. Pesha e Fierit në ekonominë kombëtare ka rënë me 0.2% nga 2016-ta. Qarku i tretë me peshën më të lartë në PBB është Durrësit me 10.1 %.

Ndërkohë qytetet e tjera janë totalisht në hije sa i përket rritjes ekonomike apo qarkullimit të parasë. Largimi masiv i shqiptarëve, mbyllja e bizneseve si dhe mungesa e investimeve ka bërë që Kukësi, Gjirokastra, Shkodra, Lezha dhe Berati të kenë rënien më të madhe të peshës në ekonominë kombëtare. Përqendrimi i parasë në Tiranë po shkakton një pabarazi të madhe sociale dhe ekonomike.

Për të rinjtë dy janë mundësitë, të shohin punësim në Tiranë ose të largohen jashtë shtetit. Asnjë qytet nuk ofron punësim të sigurtë dhe afatgjatë, duke përfshirë dhe paga të kënaqëshme, veç kryeqytetit. Tendenca për t’u përqendruar paraja në një vend ka rritur fitimet e biznesmenëve të ndryshëm si dhe ka varfëruar shqiptarët në gjithë territorin e vendit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit