Pacientët me Covid-19 po shërohen më shpejt pas trajtimit me ilaçin eksperimental remdesivir

Pacientët me Covid-19 po shërohen më shpejt…

Pacientët me Covid-19 të cilët janë duke marrë një ilaç eksperimental të quajtur remdesivir, janë duke u shëruar më shpejt, dhe shumicën e tyre mund të shkojnë në shtëpi brenda disa ditëve.  Kështu raportoi STAT News, një media amerikane me focus shëndetin dhe mjekësinë.

Pacientët që morën pjesë në provën klinike të ilaçit, kishin të gjithë  simptoma të rënda të frymëmarrjes dhe ethe, por u përmirësuan dhe ishin në gjendje të largoheshin nga spitali pas më pak se një javë trajtimi.

“Lajmi më i mirë është se shumica e pacientëve tanë janë shëruar dhe dërguar në shtëpi, gjë që është e shkëlqyeshme. Ne kemi humbur vetëm dy pacientë”, tha Dr. Kathleen Mullane, specialiste e sëmundjeve infektive në Universitetin e Chicagos, e cili po udhëheq testimin.

Megjithatë pa përfunduar ende i gjithë testimi, mjekët nuk pranojnë të japin përfundime.

“Të dhënat e pjesshme nga një studim klinik në vazhdim janë sipas përkufizimit të paplota dhe asnjëherë nuk duhet të përdoren për të nxjerrë përfundime në lidhje me sigurinë ose efektivitetin e një trajtimi të mundshëm që është nën hetim. Hartimi i ndonjë përfundimi në këtë pikë është i parakohshëm dhe shkencërisht i paqartë.” tha Mullane.

Deri më tani, rreth 4 muaj nga përhapja e Covid-19, nuk ka asnjë terapi të aprovuar për virusin, i cila mund të shkaktojë pneumoni të rëndë dhe probleme të rënda të frymëmarrjes në disa pacientë. Por Instituti Kombëtar i Shëndetit po zhvillon prova të disa ilaçeve dhe trajtimeve të tjera, mes tyre dhe remdesiviri.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit