Pacientëve me korona u ndalohet telefoni, 'shpërthen' Aida Shtino: A keni fëmijë ju të pashpirt?

Pacientëve me korona u ndalohet telefoni, ‘shpërthen’…

Moderatorja dhe gazetarja e njohur Aida Shtino, ka reaguar me revoltë lidhur me rregullat në spitalet COVID.

Përmes një postimi në Facebook, ajo akuzon fort autoritetet shëndetësore, duke nisur nga Manastirliu e deri te mjekët për trajtimin që po i bëjnë pacientëve.

Shtino ngre pyetjen se pse pacientëve nuk u lejohet telefoni brenda spitaleve për të folur me të afërmit e tyre?

Ajo paralajmëron se mjekët dhe MSH do të përballen shumë shpejt me zemërimin e qytetarëve të cilët po humbin të afërmit e tyre dhe sipas Shtinos askush nuk do mundet t’i ndalë.

Postimi i plotë i Shtinos:

“A mundet tiu bej nje pyetje doktoreve tane te “çmuar” Perse nuk ju lejojne te semureve me covid qe jane te shtruar ne spital telefon..??????

Kush eshte arsyeja , qe nuk i lejojne te flasin me te afermit e tyre…??????

A jeni ne terezi ti Ministre Manastirliu dhe ti Kryetare e Komitetit Rakacolli me Pipero e kompani …..??????

A i keni trute ne koke, apo ju kane vaksinuar juve perpara, se qe te jeni kaq te pashpirt nuk ma priste mendja kurre…..?????

A do ta mbani dot turmen kur tiu versulen, sepse po ju ” zhduken” te afermit!!!!!!!!

A jeni ne dijeni se cfare jeni duke bere ?????????? A i keni trute ne koke ju doktoresha a keni femije e prinder ne shtepi ju ??????????

Kush eshte arsyeja qe nuk ju lini telefon kush??????

Nje gje po ju them mbajeni mend, se nuk do te arrini te permbani me turmen e terburar , qe do tiu versulen nga zemerimi , sepse po i ktheni ne kavie laburatori te afermit e tyre….dhe aty jo polici, po as ushtri nuk i ben dot zap….”

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit