Pacienti kënaqet nga shërbimi dhe i gatuan fli dentistit në Pejë

Pacienti kënaqet nga shërbimi dhe i gatuan…

Ndonjëherë dashamirësia ndaj njëri-tjetrit mund të shprehet edhe me zemër të bardhë. I tillë është një rast në Pejë të Kosovës, ku një dentistë ka marr një falenderim të veçantë për punën e tij të përditshme. Për shërbimin e kryer ndaj një pacienti, një i ri ka marr si dhuratë një tepsi të mbushur me fli.

Një nga gatimet tradicionale në Kosovë por edhe në zonën e veriut të Shqipërisë, është parë si shenja më e përshtatshme falenderuese. Në këtë rast dhënia e parave apo presioni me fatura të shtrenjta duket se nuk ka bërë punë.

Gjithçka ka ndodhur me dashamirësi, dentisti ka kryer një punë pa hile dhe pacienti e ka falenderuar në mënyrën më tradicionale të mundshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit