Pacienti shkoi të operojë gjurin e majtë, mjekët i operuan të djathtin

Pacienti shkoi të operojë gjurin e majtë,…

Remzi Toçilla nga qyteti i Ferizajt është një qytetar i cili së fundmi është përballur me një situatë të pazakontë në një spital privat në Shkup.

Ai kishte lënë një takim me mjekët e spitalit për të bërë një ndërhyrje kirurgjikale në gjurin e majtë, dhe është futur në sallën e operimit. Më pas tregon se kur i kishte dalë anestezia, shikon që mjekët i kishin ngatërruar këmbën dhe i kishin operuar të gjurin e këmbës së djathtë.

Pas operimit dola në dhomën ku isha i vendosur. Pasi më kaloi anestezioni e vërej se nuk ishte në pyetje këmba e majtë, por e djathta. Po e pyes mjekun: Mjek ç’ka u bë? Unë erdha ta operoj këmbën e majtë. Ç’ka është kjo kështu? Më tha: Vura re se duke tentuar ta mbrosh këmbën majtë e ke dëmtuar të djathtën, ndaj që vendosa ta operoj. Kur erdhi gruaja aty, se ajo priste jashtë pasi të kryhej vizita e mjekut. Kur erdhi u habit krejt. Tani edhe vëllai ishte jashtë duke pritur… U habitën krejt! “, tha Toçilla.

Pask kësaj mjekët e spitalit i kishin ofruar të bënte operim pa pagesë gjurin e majtë, por Remziu pas konsultimit me një mjek tjetër i ka thënë se nuk ka pasur fare nevojë për ndërhyrje në gjunjët e tij.

“Jam konsultuar edhe me mjekun tjetër. Më tha shyqyr që nuk ta kanë dëmtuar këmbën e djathtë. Kanë tentuar të bëjnë diçka, por nuk kanë bërë asgjë. As nuk ta kanë dëmtuar dhe asgjë tjetër, e ke në të njëjtën gjendje. Kanë improvizuar më shumë. Unë të propozj që mos të vazhdosh më tutje, asnjë intervenimi kirurgjikal“, tha Koçilla.

Tashmë çështja ka kaluar në dyert e gjykatës, ndërsa spitali privat nuk ka pranuar të komentojë rastin duke ia lënë fjalën e fundit hetimit të prokurorisë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit