Pacienti zero lë spitalin pas 64 ditësh, kishte vetëm 1% mundësi për të shpëtuar nga COVID-19

Pacienti zero lë spitalin pas 64 ditësh,…

Në Kaliforni, Gregg Garfield, 54 vjeç, ka qëndruar 2 muaj në spital për shkak të COVID-19 dhe kishte vetëm 1% mundësi për të mbijetuar.

Për fat, ai ia arriti t’ja dilte dhe la spitalin ditën e premte.

Ai qëndroi në spital 64 ditë dhe 31 ditë kaluan duke qëndruar i kaloi lidhur me një ventilator. Gregg gjithashtu u quajt si “pacienti zero” në Providence St. Joseph Center Center në Burbank, rreth 10 milje në veri të Los Angeles.

Pas një udhëtimi të bërë në shkurt, Garfield u shtrua në spital.

“Sëmundja nisi dhe filloi të hantë të gjallë gjithë sistemin tim imuntar”, tha Garfield për median lokale në Los Angeles.

Në përfundim ai dëshiron që t’u bëj thirrje të gjithëve se COVID-19 është një kërcënim i vërtetë. Sipas tij njerëzit duhet të përpiqen të kujdesen sa më shumë për veten duke mos neglizhuar asnjë këshillë që jepet për mbrojtje. /Shekulli

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit