Pacolli: Nuk duhet të digjeshin flamujt serbë, mbështes "Ballkanin e Hapur"

Pacolli: Nuk duhet të digjeshin flamujt serbë,…

Pacollit. Kreu i AKR, biznesmeni që me kompaninë e tij do të ndërtojë Aeroportin e Vlorës ka thënë që nuk duhet të digjeshin flamujt e Serbisë pasi nuk u bën nder, ndërsa ka deklaruar se e mbështet Ballkanin e Hapur.

Pacolli:

Unë nuk besoj që dikush ka shku aty me djeg flamuj por nga paraqitjet e njerëzve sigurisht ka pasur dikush prej atyre që është emocionuar dhe nga emocionet e ka bërë atë. Sigurisht neve s’na bën nder ndezja e flamujve. Shkelja e flamujve ka ndodhur në të kaluarën. Të ja lëmë të kaluarës.

Në deklaratën e tij Pacolli ka mbështetur nismën e “Ballkanit të Hapur” duke thënë se  se Kosova trajtohet si e barabartë në këtë nismë, ndonëse nuk njihet ende nga Serbia.

Pacolli:

Unë jam pro. Cdo nismë ku Kosova mund të barazohet me shtete tjera është e mirë për Kosovën.

Ndërkohë kujtojmë se kompania e Pacollit do të ndërtojë Aeroportin e Ramës, por sipas Pacollit mbështetja e nismës së “Ballkanit të Hapur” nuk ka të bëjë me bashkëpunimin që do të bëjë me Ramën për këtë aeroport.

Pacolli:

Nuk ka të bëjë me zoti Rama fare. e kam potencuar dhe në momentin kur fillonte puna në aeroportin e Vlorës se ky investim nuk ka të bëjë me zotin Rama apo me liderë partish. Investime është privat. Nuk ka të bëjë me financim të buxhetit apo dikujt tjetër. Është investim privat i kompanisë i cili ka parë të arsyeshme që të investosh në këtë aeroport është profitabile për kompaninë. Kemi vendosur se që 138 milionë të investohen e jo 100 milionë. Kemi vendosur që këtë investim të bëjmë në trojet tona dhe do të kontribuojë për të mirë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit