Padi kundër Netflix, ikona e shahut thotë se kanë gënjyer për të në “The Queen’s Gambit”

Padi kundër Netflix, ikona e shahut thotë…

Ikona gjeorgjiane e shahut Nona Gaprindashvili ka ngritur një padi për shpifje kundër Netflix, duke pretenduar se ajo është portretizuar gabimisht në serialin e suksesshëm “The Queen’s Gambit”.

Ajo i referohet një sekuence në episodin e fundit ku thuhet se Gaprindashvili, që tani është 80 vjeç, nuk kishte luajtur kurrë shah përballë burrave. Padia thotë se deri në vitin 1968, viti në të cilin është vendosur episodi, ajo ishte përballur me të paktën 59 lojtarë meshkuj.

Netflix u përgjigj se nuk kishte “asnjë përgjegjësi”.

Kompania tha se kishte “respektin maksimal” për Gaprindashvili dhe “karrierën e saj të shquar”, por “do ta mbronte me forcë çështjen”.

“The Queen’s Gambit” është i bazuar në romanin e vitit 1983 nga Walter Tevis dhe ka në fokus një shahiste imagjinare të quajtur Beth Harmon që luhet nga aktorja Anya Taylor-Joy. Seriali u publikua vitin e kaluar, ndërsa Netflix e përshkroi si “seriali i tij më të madh”.

Në episodin e fundit, një komentues përmend Gaprindashvilin kur përshkruan Harmon: “E vetmja gjë e pazakontë për të, me të vërtetë, është seksi i saj. Dhe kjo nuk është unike në Rusi. Atje është Nona Gaprindashvili, por ajo është kampione botërore për femra dhe kurrë nuk është përballur me burra”.

Padia prej 25 faqesh e paraqitur në Gjykatën Federale të Qarkut në Los Angeles ku thuhet se “Netflix gënjeu me dashje duke bërë të duket se heroi i saj imagjinar kishte arritur të bëntë atë që asnjë grua tjetër nuk e kishte bërë ”.

Në padi thuhet: “Pretendimi se Gaprindashvili” nuk është përballur kurrë me burra “është haptazi i rremë, si dhe është tepër seksist dhe nënçmues.”

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit