Pafytyrësia e politikanëve/ Në qytet asfalt elektoral, në fshat beton dhe rrugë me çakull

Pafytyrësia e politikanëve/ Në qytet asfalt elektoral,…

Duhet të kalonin katër vite që në fshatrat e Shqipërisë të kishte nëj rehabilitim të rrugëve. Nevoja për të shkuar në tokat bujqësore por edhe për të hyrë e për të dal nga dera e shtëpisë, kërkon padyshim rrugë të sistemuara ku nuk flitet për gropa, baltë apo përmbytje. Mirëpo kryebashkiakët dhe politikanët në përgjithësi kujtohen sa herë të lypin vota për të bërë investime që duhet t’i kryejnë vazhdimisht.

E sikur të mos mjaftojë mungesa e investimeve, me banorët në zonat rurale ka një tallje edhe më të madhe se në qytet. Nëse në zonat urbane rrugët shtrohen me asfalt, në fshat përdoret betoni ose çakulli elektoral. Kampion të mbushur me çakull kanë vërshuar në rrugët e fshatit duke mbushur gropat, e në disa fshatra, rrugët shtrohen me beton.

Foto e mëposhtme i takojnë fshatit Vehçan të Komunës Hotolishtit në Librazhd. Përpara nisjes së fushatës zgjedhore për t’u mbyllur gojën këtyre banorëve për premtimin e pambajtur si dhe për t’u marrë votën, inxhinierët e bashkisë shpikën metogën që rrugë mund të shtrohen edhe me beton. Një praktikë kjo e ndjekur edhe nga ish-kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla.

Ndërkohë në Lezhë, Pjerin Ndreu ka nisur kaionët me çakull. Fotoja e mëposhtme është shkrepur nga rrugët e lagjeve të fshatit Mabe. Edhe aty, si në të gjithë Shqipërinë, votuesit po gënjehen me propagandën e shëmtuar elektorale, duke sistemuar disa rrugë që pas 6 muajsh do të kenë të njejtin përfundim degradimi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit