Paga e Baton Haxhiut| Shpërthen avokati i njohur: Spiuni i Serbisë merr 18 milionë lekë në muaj

Paga e Baton Haxhiut| Shpërthen avokati i…

Publikimi i pagave të mbi 630 mijë shtetasve që punojnë në Shqipëri ka nisur të trazojë ujrat. Renditja e pagesave është marramëndëse në sektorin privat, për drejtuesë mediash, drejtuesë marketingu apo edhe të punësuar në firma ndërtimi e etj… Një emër që ka ngjallur debat është edhe ai i analistit Baton Haxhiu. Ky i fundit rezulton të jetë i punësuar në një spital privat në Tiranë në pozicionin e drejtorit të marketingut.

Paga bruto prej afro 18 milionë lekë të vjetra që Haxhiu merr, për avokatin e njohur Genc Gjokutaj është një marrëzi e vërtetë.  Në një intervistë për Syri Tv, avokati thotë se këshilltari i Edi Ramës është edhe spiun i deklaruar i serbëve.

“Kjo bëhet për të futur panikun, hapet kjo lojë. Dhe në një sitautë paniku siç është qëllimi i nxjerrjes së këtyre të dhënave dhe këtë e them me shumë bindje, atëherë hedhja në treg e këtyre të dhënave zhvendos vëmendjen nga të gjitha lëvizjet pozitive në politikë, që reflektojnë edhe në ekonomi. Janë një palë frena për të penguar qëllimin e qytetarëve për një të ardhme më të mirë. Unë sot kam një informacion dhe po e bëj publik.

Baton Haxhiu një person mediatik qenka edhe drejtues menaxhiar i një spitali për marketingun dhe merrka 18 milionë lekë. Ndërkohë që ësshtë edhe agjend i UDB-së, i serbëve me dokumente. Kam një thirrje si jurist atyre që e kanë në dorë, hiqni dorë nga paniku. Nuk mundet më të dalin të dhëna sensitive në rrugë ligjore, nëpërmjet institutit të akuzës, gjykatës… Janë segmente brenda shtetit. Të cilët asnjëherë nuk do të marrin përgjegjësi nëse nuk do të identifikohen”- u shpreh Gjokutaj.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit