Pagat e qytetarëve| Rama e pranon: Databaza ka dalë në qarkullim pak muaj më parë në “Tik Tok”

Pagat e qytetarëve| Rama e pranon: Databaza…

Kryeministri Edi Rama, ka folur për databazën me të dhënat e qytetarëve shqiptarë . Sipas tij, kjo databazë ka dalë në aplikacionin “TikTok”para disa muajsh teksa shton se në atë kohë nuk u përdor për publikimin e të dhënave, teksa kurioz pyet se përse është publikuar pikërisht në këto momente. Pavarësisht situatës, ai sërish nuk humbi mundësinë që për këtë rast të fajësojë kundërshtarët e tij politikë.

Pjesë nga deklarata e Ramës:

Kjo bazë ka dalë në TikTok para disa muajsh, por është përdorur tani. Pse pikërisht tani?

Pse zëdhënës të gratave-non gratave paralajmërojnë të tjera. Është dorë, qartësisht në kërkim të konfuzionit dhe destabilizimit të pasigurisë publike. Këtu unë dua ta përsëris që nuk ka asnjë mundësi tjetër që ne të vazhdojmë revolucionin digjital. Mbase këtë e ka nxitur edhe fakti që ne për disa javë me radhë kemi ndërmarrë një fushatë sensibilizimi që gjithçka do jetë online dhe do mbyllen sportelet. Nuk dua të spekuloj apo të them më shumë se çfarë mendoj.

Kam dhe një ide pse nuk është përdorur publikisht deri pa mbaruar zgjedhjet, por nuk është ide e imja. Është përdorur për të krijuar konfuzion dhe për të nxitur armiqësi mes njerëzve. T’ja bësh këtë njerëzve se je bërë xheloz që ke mbetur jashtë bravës dhe çelsit, apo për të futur çelësin në bravë, është një mundësi për t’i treguar njerëzve se deri ku mund të shkojnë bravaxhinjtë, çelsaxhinjtë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit