Pagat zyrtare/ Punonjësit e ndërtimit, të transportit dhe bujqësisë paguhen nën mesatare

Pagat zyrtare/ Punonjësit e ndërtimit, të transportit…

Qeveria flet për rritje e pagës minimale dhe asaj mesatare që ka bërë në këto dy vite, si dhe rritjen që paralajmëron deri në fund të këtij viti. Por, e vërtetë nuk është kaq e bukur sa na paraqitet, pasi punonjësit e disa kategorive në vend marrin pagë më të ulët se mesatarja, pra më pak se 500 mijë lekë vjetra.

Sipas të dhënave të INSTAT, nivelin më të ulët në raport me pagën mesatare vazhdon ta ketë sektori i bujqësisë. Paga në këtë sektor ishte sa 64.2 për qind e pagës mesatare në tremujorin e fundit të vitit. Paga mujore bruto në bujqësi shënoi 42,428 lekë në tremujorin e fundit dhe pavarësisht rritjes më të lartë se në të gjithë sektorët e tjerë hendeku me pagën mesatare mbetet i lartë.

Ndërsa, pagat mesatare mujore bruto në sektorin e ndërtimit u raportua në 41,025 lekë në tremujorin e fundit të vitit 2022. Dhe paga mujore mesatare bruto në sektorin e tregtisë, transportit dhe shërbimeve shënoi 53,178 lekë.

Sakaq, në të dhëna e INSTAT theksohet  se rreth 65 për qind e të punësuarve në vend paguhen më pak se mesatarja referuar pagave zyrtare të deklaruara në tatime.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit