Shqipëria e fundit në Europë për pensionet dhe ndihmën ekonomike

Shqipëria e fundit në Europë për pensionet…

Në Shqipëri shpenzimet për pensionet dhe ndihmat ekonomike janë më të ultat në Europë, duke e renditur vendin tonë në fund të listës. Pagesat e planifikuara për këto kategori në buxhetin e shtetit, shpesh reduktohen për t’u dhënë oligarkëve në tenderat e rrugëve apo koncesioneve të ndryshme. Vetëm në ndryshimet e fundit të buxhetit, sigurimeve shoqërore u janë marrë 15.4 milardë lekë. Nga paratë që ishin parashikuar për pensionistët, oligarkët do të marrin afro 8.5 milardë lekë.

Sikur të mos mjaftonin këto, pagesat e ulëta për mbrojtjen sociale në Shqipëri lidhen edhe me faktin se vendi mbledh më pak të ardhura buxhetore nga bashkitë dhe bizneset. Shpesh qeveria bënë amnisti për taksat e papaguara apo borxhet, duke bërë që këto para të merren nga buxheti i pensionistëve dhe personave në ndihmë ekonomike.

Të dhënat e Eurostat për vitit 2021 tregojnë se Shqipëria shpenzoi 12.8% të buxhetit për mbrojtjen sociale, duke lënë pas vetëm Turqinë, që shpenzon 10.7% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Një renditje e cila nuk ka nevojë për koment, duke vërtetuar edhe njëherë shkallën e varfërisë që në popullatën e Shqipërisë.

Premtimet për rritje të mëtejshme të pensioneve dhe ndihmave ekonomike janë artikuluar shpesh në fushata zgjedhore, por në përfundim kanë rezultuar flluska sapuni. Të moshuarit u gënjyen me një rritje pesioni prej 10 mijë lekë të vjetra në muaj, ndërkohë që paga për deputetët, kryeministrin dhe presidentitn, u dyfishuan. Rritje të pagave do të ketë edhe për administratën dhe patronazhistët, të cilët përdoren si militant sa herë që ka fushata zgjedhore, ndërkohë që pensionistët marrin si lëmoshë një thesë miell apo u blihet vota për 50 mijë lekë të vjetra.

Nga ana tjetër, edhe politika që është ndjekur për ndihmat ekonomike është shumë burrokratike. Familjet që kanë pajisjet minimale për të jetuar, televizor apo frigorifer, qofshin këto edhe nëse i kanë të dhuruara, nuk përfitojnë mbështetje sociale, edhe nëse pjesëtarët janë të papunë. Jeta e qytetarëve të thjeshtë sa vjen dhe vështirësohet. Ata po përballen me papunësinë, mosmbështetjen e politikave sociale dhe rritjen e madhe të çmimeve, të cilat janë pasuar nga krizat e kohëve të fundit si pandemia Covi-19 dhe inflacioni që krijon lufta në Ukrainë. Ndërkohë që ndihma e shtetit ndaj shtresës më në nevojë është thuajse e papërfillshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit