Pagesat gati 2 500€, Zvicra voton rritjen e pensioneve dhe pagën e 13

Pagesat gati 2 500€, Zvicra voton rritjen…

Të moshuarit në Zvicër do të marrin më shumë pension, madje do të kenë dhe një pagë të 13 shtesë.

Kështu votuan qytetarët në një referendum popullor që fokusin e kishte te standardet e jetesës për të moshuarit. Më shumë se 58% e votuesve të referendumit votuan pro rritjes së pensionit dhe mbështetjes me pagesën e 13 mujore brenda një vitit. Ata refuzuan rritjen e moshës së daljes në pension e cila aktualisht do të mbetet 65-vjeç, por që ishte propozuar të rritjen në 66-vjeç.

Referendumi erdhi si propozim nga sindikatat zvicerane, por hasi në kundërshtim nga qeveria, parlamenti dhe bizneset, të cilat pretenduan se pagesat shumë të larta do të ishin të vështira për tu përballurar. E pavarësisht këtyre kundërshtive, qytetarët votuan me referendum rritjen e pensionit.

Vlen të theksohet se aktualisht pagesa minimale e pensionit në zvicër është 1 225 franga, ose 1 393 dollarë, ndërsa maksimumi 2 450 franga. Por nga ana tjetër Zvicra është renditur nga një studim i ‘Economist Intelligence Unit’, si shteti me jetesën më të shtrenjtë në botë.

Rritja e pensionit që pritet të hyjë në fuqi nga viti 2026, pritet të rrisë dhe koston e taksave që do të paguajnë të rinjtë dhe të punësuarit në Zvicër.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit