Pagesat të vonuara për 13 vite/ Paraplegjikët protestë para bashkisë së Durrësit: Bashkia nuk na përgjigjet

Pagesat të vonuara për 13 vite/ Paraplegjikët…

 Paraplegjikët vazhdojnë të zvarriten për pagesat e prapambetura, prej 14 vitesh ata nuk kanë marrë atë që ligji ua garanton. Prandaj, ditën e sotme përfaqësues dhe anëtarë të  shoqatës së paraplegjikëve kanë protestuar përpara bashkisë së Durrësit.

Ata deklarojnë se nuk kanë marrë listë-pagesat e invaliditetit për 5 vite, konkretisht nga viti 2005-2010, e cila është në kundërshtim me ligjin. Bëhet fjalë për gati 1000 persona që kanë bërë kërkesa dhe ende nuk kanë marrë përgjigje nga kryetarja e bashkisë së Durrësit.

Bashkia Durrës ende nuk na ka kthyer përgjigje. Pse nuk na i jep paratë që na takojnë me ligj ? E kanë për detyrë, t’u japin personave me aftësi të kufizuar listëpagesat, një vërtetim se i kanë marrë pagesat në vitet 2005-2010, por ata nuk zbatojnë ligjin”, tha njëri prej tyre.

Problem për këta persona është edhe pensioni i ulët që ata marrin, një prej anëtarëve shprehet se merr vetëm 97 mijë lekë të vjetra. E revoltuar shprehet edhe për faktin se bashkia nuk i ka dhënë ende një përgjigje për sa i takon kësaj çështje.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit