Pagoi 150 € për të parë të ardhmen, qytetarja mashtrohet nga faqja në Instagram

Pagoi 150 € për të parë të…

Një rast tjetër mashtrimi është raportuar së fundmi nga një qytetare që ka rënë pre e një skeme të organizuar përmes rrjeteve sociale.

Ajo ka treguar se një femër, e cila kishte në Instagram një faqe për të parë/parashikuar fatin dhe të ardhmen, i ka marrë 150 euro me premtimin se do e bashkonte me fatin e jetës, por e ka mashtruar.

Në fillim ajo ka kontaktuar vetëm me mesazhe me zonjën në fjalë dhe pasi ka folur në telefon ka besuar edhe më tepër te “puna” dhe sukseset e saj dhe ka vendosur të shohë fatin për fejesë. Por sipas denoncueses, pas dërgimit të parave nëpërmjet MoneyGram në emër të shtetasit Metjon Golli, gruaja i ka bërë bllok dhe ka ndryshuar profilin e saj në Instagram për të humbur gjurmët.

Ajo i ka shkruar disa herë, madje edhe me adresa të tjera, por s’ka arritur të marrë asnjë informacion prej saj dhe jo më lekët mbrapsht. Sipas saj, publikimi dhe denoncimi i këtij rasti shërben për të paralajmëruar qytetarët të jenë të kujdesshëm ndaj faqeve të dyshimta që shfaqen si ndihmëse, por që kanë qëllim përfitimin financiar përmes mashtrimit.

Për fat të keq skema të tilla mashtrimi sa vijnë e shtohen dhe është detyra e autoriteteve zbulimi dhe goditja e tyre, pasi ndonjëherë ndodh që të ketë edhe grupe të strukturuara mashtrimi.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit