Një tjetër denoncim për mashtrim online ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania. Këtë herë, një vajzë pretendon se ka rënë pre e një faqeje në TikTok që ofron lexime të letrave Tarot dhe orakull, duke paguar 100 euro për një shërbim që, sipas saj, rezultoi mashtrim.
Denoncuesja tregon se kishte kontaktuar faqen “Shpirti i Lirë”, e cila ka mbi 24 mijë ndjekës, pasi po kalonte një periudhë të vështirë dhe shpresonte të gjente përgjigje për situatën e saj. Sipas saj, pas pagesës prej 100 eurosh për dy seanca, zhvilloi takimin e parë me një prej administratoreve, Etleva Plaku, e cila jeton në Genova të Italisë.
Vajza pretendon se gjatë bisedës mori përgjigje që i konsideroi të pavërteta dhe vendosi të mos vazhdonte me seancën e dytë, duke kërkuar kthimin e shumës së paguar.
Sipas saj, fillimisht Etleva pranoi t’i kthente paratë dhe i dërgoi një transfertë përmes RIA-s. Por, kur denoncuesja shkoi për t’i tërhequr, zbuloi se transferta ishte anuluar. Ajo thotë se më pas nuk arriti të zgjidhte situatën dhe se faqja e kishte bllokuar.
Në denoncimin e saj, vajza përmend edhe Anxhelën, motrën e Etlevës, si person të përfshirë në komunikimet me të.
Ajo i ka vënë në dispozicion redaksisë bisedat, regjistrimet e seancës dhe dokumentet e pagesës, ndërsa kërkon të paralajmërojë të tjerët që të tregohen të kujdesshëm përpara se të paguajnë për shërbime të tilla, veçanërisht kur ndodhen në momente të vështira emocionale.
<iframe width=”337″ height=”599″ src=”https://www.youtube.com/embed/n9n8xH7JdLQ” title=”“Pagova 100 euro për leximin e letrave Tarot, më mashtruan dhe s'më kthyen paratë”” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share” referrerpolicy=”strict-origin-when-cross-origin” allowfullscreen></iframe>