“Pagova një eskortë, ndihem i vetmuar”, 70-vjeçari flet për jetën sek*uale

“Pagova një eskortë, ndihem i vetmuar”, 70-vjeçari…

Një 70-vjeçar ka pohuar se ka paguar një eskortë, pasi ndihej i vetmuar. Ai shprehet se tani i vjen turp për atë që ka bërë.

I moshuari tha se kjo histori ka ndodhur kur gruaja e tij u diagnostikua me Alzheimer. Ai tha se në një moment dëshpërimi, gjeti numrin e një eskorte në internet.

Më tej, i moshuari shtoi se e takoi këtë grua dhe pinë çaj e biseduam dhe pastaj e përqafoi.

Rrëfimi i plotë:

“Që kur gruaja ime u vendos në një qendër kujdesi pasi u diagnostikua me Alzheimer, unë ndihem i humbur.

S’kemi kaluar asnjë ditë të ndarë që kur ishim adoleshentë, sot unë jam 70 dhe ajo 68-vjeçe.I premtova vetes se nuk do e dërgoja asnjëherë në një qendër kujdesi, por s’mund të kujdesesha mjaftueshëm vetë.

Tani ndihem sikur e kam zhgënjyer. Ajo mezi më shikon kur shkoj ta takoj, nuk kam miq, ndërsa djali ynë i vetëm udhëton në gjithë vendin.Në një moment dëshpërimi, gjeta numrin e një eskorte në internet.

E takova këtë grua dhe pimë çaj e biseduam. Ajo më përqafoi në fund. Fillimisht isha nervoz, por nuk u ndjeva vetëm. Nuk bëmë seks, por jam i neveritur me veten. Vë bast që gruaja ime do të turpërohej.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit