Pajisja amerikane miliarda dollarë në duart e talebanëve

Pajisja amerikane miliarda dollarë në duart e…

Të krijuara dhe stërvitura me një kosto prej 83 miliardë dollarësh gjatë dy-dekadave, forcat afgane të sigurisë u rrëzuan aq shpejt dhe plotësisht – në disa raste pa qëlluar asnjë të shtënë – saqë duket se ata që përfituan përfundimisht nga investimi amerikan ishin talibanët. Ata morën jo vetëm pushtetin politik, por edhe kapacitetet luftarake të ofruara nga SHBA – armë, municion, helikopterë dhe më shumë.

Talibanët kapën një sërë pajisjesh ushtarake moderne kur mposhtën forcat afgane, të cilat nuk arritën të mbrojnë kryeqytetet krahinore. Aty ndodheshin edhe materialet më të vyera, përfshirë avionët luftarakë që talibanët i shtjenë në dorë kur u futën në kryeqytete e baza ushtarake me një shpejtësi të paparashikuar, duke marrë të dielën edhe Kabulin.

Një zyrtar amerikan i mbrojtjes konfirmoi të hënën se pajisja e papritur e talibanëve me mjete luftarake të furnizuara nga SHBA është me përmasa të mëdha. Zyrtari nuk ishte i autorizuar për ta diskutuar çështjen publikisht dhe foli në kushte anonimiteti.

Përmbysja e situatës së sigurisë është një pasojë e turpshme e gjykimit të gabuar nga ushtria amerikane si dhe agjencitë e zbulimit të rezistencës së forcave të qeverisë afgane, të cilat në disa raste zgjodhën të dorëzojnë automjetet dhe armët në vend që të luftojnë.

Dështimi i Shteteve të Bashkuara për të krijuar një ushtri dhe forcë efektive policore afgane dhe arsyet e kapitullimit të tyre, do të studiohen për vite me radhë nga analistët ushtarakë. Dimensionet themelore, megjithatë, janë të qarta dhe i përngjajnë asaj që ndodhi në Irak. Rezultoi se ekzistonte një hendek i madh: forcat ishin të pajisura me armë superiore, por u mungonte përbërësi vendimtar: motivimi për të luftuar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit