Pajisja me letërnjoftimet e reja, Ministria e Brendshme jep njoftimin e rëndësishëm për qytetarët

Pajisja me letërnjoftimet e reja, Ministria e…

Ministria e Brendshme bërë me dije ditën e sotme se afati për tërheqjen e kartës së indetitetit është shtyrë.

Ky vendim vjen për tu ardhur në ndihmë qytetarëve të cilët jetojnë jashtë shtetit dhe nuk kanë mundësi për ti tërhequr në kohë mjetet e identifikimit.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Shtyhet afati i tërheqjes së letërnjoftimeve, deri në Shtator 2021. Ministria e Brendshme, në bashkëpunim me koncesionarin e prodhimit të dokumenteve të identitetit, kanë shtyrë deri në 1 shtator 2021, afatin e tërheqjes së letërnjoftimeve të prodhuara, por të patërhequra nga shtetasit. Ky vendim është marrë për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve që jetojnë jashtë vendit dhe nuk kanë mundur t’i marrin dokumentet në kohë.”

Ndërkohë, Ministria u bën thirrje shtetasve shqiptarë të marrin masat e duhura per të tërhequr kartat e ID dhe të paraqiten pranë zyrave përkatëse të shpërndarjes sepse sipas ligjit kartat ruhen për një afat 1- vjeçar , ku nëse nuk kryhet tërheqja brenda këtij afati , ato asgjësohen sipas procedurave për shenjat biometrike.


 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit